Temperaturat e larta “zgjojnë gjarpërinjtë”

Temperaturat e larta “zgjojnë gjarpërinjtë”

11:59 22/05/2020

Pronarët e kafshëve shtëpiake janë paralajmëruar për kujdes të shtuar ndërsa shëtisin me to, pasi ka nisur “një valë” gjarpërinjsh në parqet e Mbretërisë së Bashkuar.

Rritja e temperaturave duket se ka ndikuar që gjarpërinjtë të shfaqen së tepërmi edhe në parqe mjaft të populluar si ai i South Downs.

Njerëzit kanë nisur që të reagojnë në rrjetet sociale duke paralajmëruar njëri-tjetrin për një rrezik serioz, sidomos për kafshët shtëpiake, pasi pickimet nga gjarpërinjtë helmues mund t’u kushtojnë edhe humbjen e tyre.

Organizatat për mbrojtjen e kafshëve u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vëzhgojnë mirë zonat të cilat frekuentojnë me kafshët e tyre për të shmangur rrezikun e mundshëm. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo