Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga temperaturat e ulëta, madje dhe Tirana që karakterizohet nga një mot i butë, ka ndërruar menjëherë temperaturat e saj.

Kryeqytetasit kanë lënë mënjanë veshjet e holla. Në malin e Dajtit dëbora ka vënë shtresën e saj të parë. Punonjësit e metereologjisë thonë se temperaturat e ulëta tregojnë se tashmë dimri ka ardhur dhe duket mjaft qartë dhe nga personat e prekur nga gripi.

Temperaturat e ulëta dhe të ftohtët acar kanë prekur Ballkanin dhe fqinjët e tjerë pranë nesh ku nuk kanë munguar dhe viktimat e para./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj