Evropa është përfshirë sërish nga temperatura përvëluese. Në Francë është vendosur alarmi portokalli, për shkak të të nxehtit ekstrem.

Pritet që përgjatë kësaj jave temperaturat në Paris të arrijnë deri në 45 gradë Celcius. Autoritetet në gjithë vendin po zbatojnë planin e emergjencës, duke hapur për kalimtarët hapësira me ajër të kondicionuar brenda ndërtesave publike.

Rreth një muaj më parë në Francë humbën jetën 8 persona për shkak të të nxehtit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Portugali, ku njerëzve u është bërë thirrje që të mos dalin në orët e pikut.

Gjithashtu edhe SHBA-ja dhe Kanadaja po përjetojnë vapën përvëluese. Të paktën 6 persona kanë humbur jetë. Në të gjithë vendin, aktivitetet sportive dhe festivalet janë anuluar. Njerëzit janë këshilluar të qëndrojnë brenda dhe t’i kushtojnë kujdes të veçantë të moshuarve.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat e larta, edhe pse kanë shkuar 40 gradë, japin ndjesinë e të qenit 43 gradë Celsius për shkak të lagështirës.

Por kjo valë e të nxehtit do të zgjasë edhe për disa ditë, pasi një rrymë e ftohte ajri është duke iu afruar vendit, që pritet të sjellë shira dhe stuhi.

Klan Plus