Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2” është vënë në pranga 22-vjeçari me iniciale E.C. në Allias. I riu i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Me arrestimin e 22-vjeçarit, shkon në 72 numri i të arrestuarve në kuadër të “Tempulli 2”.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 Lekë, 11 610 Euro, 630 Paund.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al