Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, mendon se futbollistët më të mirë në Premier Ligë janë të mbingarkuar për shkak të një kalendari të mbushur me ndeshje.

Sezonin e kaluar, Anglia regjistroi numrin më të madh të takimeve të luajtura, 87, krahasuar me kampionatet më të mira të Europës, me klubet angleze që mesatarisht kishin kohën më të shkurtër të rikuperimit ndërmjet ndeshjeve me 67.3 orë.

“Po, ka shumë ndeshje! Kjo është e qartë! Shumë sfida për futbollistët më të mirë, ata janë të mbingarkuar dhe kjo nuk është e diçka mirë për futbollin.Nga ana tjetër, është shumë mirë për arsye komerciale, por ka një kufi futbollistët dëmtohen. Është pothuajse e pashmangshme që lojtarët të lëndohen për shkak të mbingarkesës nga kaq shumë ndeshje.”

Në këtë sezon, të tria kompeticionet europiane kanë ndryshuar format, me numrin e ekipeve që është zgjeruar në 36. Kjo ka bërë që lojtarët në kontinent të kërcënojnë me grevë.

Junajtid do të ketë sfidën e radhës në Ligën e Europës kundër Tuentes në mbrëmjen e së mërkurës.

“Djajtë e kuq” e fituan këtë kompeticon në 2017-ën me një fitore 2-0 kundër Ajaksit në finale.

Klan News