Trajneri holandez është i gatshëm ta lërë të largohet yllin portugez nga Manchester United

Erik ten Hag ka ndryshuar mendje sa i përket të ardhmes së Kristiano Ronaldos dhe është gati që ta lërë yllin portugez që të laroghet nga Mançester Junajtid.

Situata e 37-vjeçarit ka qenë e paqartë te “Djajtë e kuq”, me klubin që ka refuzuar ta lërë të lirë, edhe pse sulmuesi ka kërkuar të transferohet, pasi skuadra nuk siguroi një vend në Ligën e Kampioneve në këtë sezon.

Ten Hag u bë trajneri i parë në 101 vite te “Djajtë e kuq”, që ka humbur dy takimet e para të Premier Ligës. Holandezi e kishte planifikuar portugezin si pjesë të grupit, por situata nuk është më e njëjta.

Sipas sajtit sportiv “The Athletic”, 52-vjeçari mendon se sulmuesi e ka të vështirë riintegrimin në ekip pasi mungoi në fazën parasezonale për shkak të arsyeve familjare.

Edhe vetë portugezi është distancuar nga ekipi e ka raste që preferon të hajë drekë vetëm në qendrën stërvitore të Keringtonit. Për më tepër që Kristiano Ronaldos nuk i pëlqen as qasja e teknikut holandez në fushë, që kërkon presing të lartë nga lojtarët gjatë një ndeshjeje.

Largimi i 37-vjeçarit do të jetë më i thjeshtë për t’u realizuar, nëse Junajtid arrin të përforcohet në sulm.

Klan News