Spak mori nën hetim 4 zyrtarë të Ministrise së Mbrojtjes, rasti u denoncua nga opozita

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar hetimin e SPAK për tenderat e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas gjykatës nuk ka shkelje të barazisë në tendera  dhe për këtë arsye ka shpallur moskompetencën.  Ndër të tjera sipas togave të zeza verifikimi për shpërdorim detyre është kompetencë e Prokurorisë dhe Gjykatës Tiranë.

SPAK vuri nën hetim dhe mori të pandehur 4 zyrtarë, mes tyre edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes. Të dyshuarit akuzohen për shpërdorim detyre dhe bëhet fjalë për  Ylli Ymeri, Dafina Keça, Andrea Dapaj dhe Sokol Zaimi. Këta shtetas kanë qenë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe dyshohen për shkelje të barazisë në tendera. Tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes u denoncuan nga opozita, gjatë periudhës së pandemisë kur u bë shpërndarja e ushqimeve për familjet në nevojë.

Klan News