Tetë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme që janë arrestuar për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit do të qëndrojnë në burg.

Gjykata e Apelit ka vendosur që të mos lehtësojë masat e sigurisë për 8 të arrestuarit, ndërkohë vetëm për specialisten Anisa Bogdani ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në burg kanë mbetur anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Të gjithë zyrtarët akuzohen për “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Arrestimi i tyre është bërë pak javë më parë nga SPAK, pasi i akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Tenderi me vlerë 2.8 miliardë lekë që do të siguronte uniforma për policinë për 4 vjet i mbyllur në 11 Maj 2020 u fitua nga bashkimi i kompanive D&E sh.p.k ndërsa dy firma të tjera që kishin marrë pjesë në garë u skualifikuan. Ato bënë ankesë, por pretendimet e tyre u rrëzuan.

Në 3 Gusht të një viti më parë deputetët Myslym Murrizi dhe Halit Valteri bënë një kallëzim në SPAK duke pretenduar se fituese ishte shpallur një kompanie gërmimesh që nuk kishte lidhje me rrobaqepësinë./tvklan.al