Askush nuk do shpëtojë nga drejtësia

Një ditë pasi e denoncuan si luftë klanesh në qeveri  dhënien e një tenderi me 3-fishin e çmimit për të blerë pajisje anticovid, Partia Demokratike ka paralajmëruar se askush nuk do të shpëtojë nga drejtësia.

Edi Rama dhe qeveria e tij heshti dje, vazhdon të heshtë edhe sot në përpjekje për të mbuluar skandalin e radhës me vjedhjen e qindra milionë lekëve në kohë pandemie. Heshtja e tyre nuk e mbulon dot të vërtetën, të cilës ne do t’i shkojmë deri në fund për hir të mijëra e mijëra qytetarëve të braktisur më mëshirën e fatit dhe qindra mijëra të tjerëve që duan siguri për jetën, punën dhe shëndetin!”

Selia blu e cilëson aferë korruptive dhënien e këtij tenderi 3 milionë euro, me 3-fishin e çmimit, një kompanie që kishte ofertën më të lartë. Me të njëjtën shumë,  demokratët thonë se, mund të bliheshin 3 herë më shumë pajisje mbrojtëse për mjekët dhe personelin shëndetësor.

Tv Klan