Filmi i Nolan arkëton 20.2 milionë USD vetëm në fundjavë

Pas disa muajsh shtyrje, eposi fantastiko-shkencor i Christopher Nolan “Tenet” më në fund u shfaq në kinematë amerikane duke gjeneruar 20.2 milion dollarë vetëm fundjavën që lamë pas.

Sigurisht që shitja e biletave ishte e pritshme, edhe si pasojë e një pauze të gjatë si pasojë e pandemisë. Trilleri i spiunazhit po i afrohet 150 milioinëshit fitime globale, ku vetëm në fundjavë arka jashtë amerikës mblodhi 78.3 milionë Dollarë.

Sipas analistëve “Tenet” do të kishe regjistruar shifra akoma më të larta nëse do të dilte në treg në situatë normale, pasi aktualisht pandemia ka lënë mbyllur pjesën më të madhe të kinemave, por edhe njerëzit shpesh hezitojnë të shkojnë në ambiente të mbyllura.

“Tenet” është filmi i parë i madh që shfaqet në SHBA që prej marsit kur pandemia çoi në mbylljen e teatrove dhe kinemave.

Tv Klan