Tenori i famshëm Plácido Domingo, ka treguar se është infektuar edhe ai nga koronavirusi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Domingo ka thënë se pasi u është nënshtruar analizave të nevojshme ka rezultuar pozitiv.

“Mendoj se e kam për detyrë morale t’ju njoftoj se jam infektuar me COVID-19. Ju lutem të gjithëve të bëni sa më shumë kujdes”, shkruan Placido.

Ai është shprehur se vendosi të bëjë testin pasi vuri re se kishte simptoma si kollë, lodhje dhe temperaturë. E gjithë familja e tij është izoluar.

Plácido Domingo i shtohet listës së personazheve të famshëm që janë prekur nga virusi vdekjeprurës. Janë edhe disa personazhe të tjerë që kanë pranuar publikisht se janë infektuar, përfshirë aktorin Idriz Elba, Kristofer Hivju, Olga Kyrlenko, Rachel Mathwes, ylli i NBA Kevin Durant etj.

Klan Plus