Seanca e parë e këtij viti në Kuvendin e Kosovës u bllokua tre herë nga opozita me të njëjtin mjet, gazin lotësjellës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli, mbajti një maskë kundërgazi, vendosi të pezullojë 18 deputetë të opozitës për shkelje të rregullores. Forcat e sigurisë përdorën forcën për të nxjerrë nga salla disa nga deputetët e pezulluar.

Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu është lënduar gjatë përplasjes me forcat e sigurisë së Kuvendit.

Dhjetëra aktivistë u mblodhën duke protestuar jashtë mjediseve të Kuvendit.

Policia arrestoi disa nga deputetët e partive të opozitës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delaui u shpreh i zhgënjyer nga veprimet e opozitës në Kuvend.

Ndërkohë, gjatë pasdites, Kreu i AAK -së, Ramush Haradinaj dha dorëhqjen e parevokueshme nga mandati i deputetit.

Haradinaj tha se mosreflektimi i qeverisë për zhvillimet e fundit në vend dhe jonormaliteti politik në vend e kanë shtyrë atë ta marrë këtë vendim.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u shpreh se opozita nuk ka një alternativë për zgjidhjen e krizë dhe përsëriti ftesën për dialog mes palëve.

Përpara fillimit të seancës plenare, në hyrje të Kuvendit, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti u qëllua me vezë nga dy persona, që u arrestuan nga policia.

Tv Klan