Në këtë mënyrë u mbyll seanca parlamentare e kësaj të enjteje. Zhurmë, tension dhe vezë të hedhura në drejtim të kryeministrit Rama. Pavarësisht se Garda e Republikës bëri kontrrolle të imtësishme të deputeteve të opozitës, ku gjeti disa vezë në çantat e tyre, duket se disa kanë mundur t’i fusin ato në sallë.

Shkak është bërë refuzimi nga ana e mazhornacës i kërkesave të opozitës për të bërë ndyshime në ligjin për dekriminalizmin dhe miratimin në seancën e sotme. Sipas kreut të grupit parlamentar të opozitës, Edi Paloka nuk mund të ketë parlament normal sa kohë, që në sallë qëndrojë deputetë si Armando Prenga.

Edi Paloka, Deputet i PD:

Ne kemi ngritur një kauzë të madhe bashkë me Bashkimin Europian, dekriminalizimin e politikës.Ndërkohë që duhet me shpejtësi ta vëmë atë në punë, Rama na i sjell prapë në parlament. Ju sot vendosët që ky parlament të mos zhvillojë më punime normale dhe përgjegjësia është e gjitha e juaja. Ne nuk mund të pranojmë më që ky parlament të funksionojë gjoja si parlament.

Megjithëse deputeti më i përfolur i dy ditëve të fundit, Armando Prenga është paraqitur sërish në sallën e Kuvendit, edhe një ditë më parë deklaroi vetëpezullimin e tij. Arsyet e rikthimit i shpjegoi vetë ai në dalje të sallës.

Armando Prenga, deputet i PS- së :

Erdha për dekretet e presidentit.Vetëpezullim do të thotë që nuk do marr pjesë derisa të kem një formë vendimi të gjykatës, formë të prerë.

Vetëm me votat e mazhornacës, parlamenti miratoi dekretet e Presidentit për emërimin e Arben Ahmetaj si ministër i Financave dhe Milva Ekonomit, te Ekonomia.

Tv Klan