Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë vazhdojnë të jenë të tensionuara.

Moska akuzoi Uashingtonin për provokim, pasi afroi anijen luftarake amerikane pranë kufirit rus, në Detin Balltik.

Ambasadori rus në NATO kërcënoi se ushtria ruse do të kundërpërgjigjet me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, nëse incidente të tilla do të përsëriten.

Ai i cilësoi këto veprime si një tentativë për të ushtruar presion mbi Rusinë. Në mbyllje të takimit mes zyrtarëve të NATOS-s dhe Rusisë, i pari prej dy vitesh, ambasadori rus deklaroi se incidenti i 11 Prillit me luftanijen amerikane dhe avionin ushtarak rus, dëshmon se nuk mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve derisa aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA, të tërhiqet nga kufijtë e Rusisë.

Nga ana tjetër ambasadori amerikan në NATO i mohoi akuzat dhe tha se luftanija amerikane ishte në ujëra ndërkombëtare, pranë kufirit me Poloninë, kur sulmua nga avionët rusë SU-24 dhe theskoi se veprimet e tyre ishin të rrezikshme.

Javën e kaluar Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerrë, tha se anija amerikane mund të kishte hapur zjarr ndaj avionëve rusë, çka do të vinte në rrezik stabilitetin mes dy vendeve.

Tv Klan