Ka nisur me tension një aksion i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtës së Territorit në Jalë për shembjen e disa  ndërtimeve pa leje.

Banorët kanë kundërshtuar aksionin duke u shprehur se nuk janë njoftuar paraprakisht për shembjen e objekteve. Ata kanë theksuar se janë me dokumente të rregullta dhe se çështjen e kanë apeluar edhe në gjykatë. Në vendngjarje ndodhen edhe forca të shumta policie. Këto janë edhe pamjet që vijnë nga Jala.

Sipas njoftimit janë 7 godina nder to lokale dhe banesa që do prishen sot ne gjirin e Jalës. Më shumë detaje rreth situatës në Jalë do të kemi në edicionet e ardhshme informative.

Tv Klan