Situata e vështirë që po përjetojnë banorët e zonave që u prekën nga tërmeti, ka sjellë tension mes tyre dhe punonjësve të Shtabit të Emergjencave.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e banorëve që të shpallet gjendje emergjence nga autoritetet shtetërore në Korçë, të cilët kërkojnë më shumë mbështetje nga pushteti vendor. Situata e banorëve është përkeqësuar për shkak edhe të reshjeve të shiut.

Në fshatrat Floq, Qafëzezë dhe Vidohovë, të prekura nga tërmeti, dërgohen vazhdimisht ushqime. Pranë 230 banorëve të vendosur në çadra vijon të shërbejnë 24 orë ekipet mjekësore.

Tërmeti i fortë i 1 Qershorit me epiqendër 15 km nga qyteti i Korçës, dëmtoi 184 banesa. Më i prekur është fshati Floq, ku u dëmtuan rreth 70 shtëpi, pjesa më e madhe e të cilave të pabanuara.

Tv Klan