Edhe Austria njofton kufizime për shqiptarët

Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria nuk janë lejuar të futen në Mal të Zi, mëngjesin e së martës. Bëhet fjalë për persona që punojnë në shtetin fqinj. Ata janë bllokuar për shkak të problemeve me dokumentet dhe mungesës së certifikatës së vaksinimit. Pala malazeze nuk i ka lejuar ata të kalojnë. Kjo ka shkaktuar tension dhe përplasje me policinë.

Nga e marta kanë hyrë në fuqi masat e reja te vendosura nga shteti malazez. Hyrja në fuqi e masave të reja ka sjellë kufizime edhe për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Europës. Austria është vendi i fundit që njofton se prej 15 shtatorit do të lejohet hyrja vetëm për personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjekësore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar.

Në rast të udhëtimit me test negativ do të kërkohet karantinë 10 ditore e cila mund të përfundojë edhe pas 5 ditësh me një testim negativ. Fëmijët e moshës mbi 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen. Një ditë më parë njoftuan kufizime në udhëtime edhe Belgjika dhe Gjermania.

Tv Klan