Është shoqëruar me incidente mes forcave të policisë dhe punonjësve të Bashkisë së Shkodrës shpërndarja e materialeve zgjedhore.

Tensioni në KZAZ-në Nr 2 në pallatin e sportit “Vllaznia”, nisi kur policia dhe FNSH tentuan të fusnin materialet zgjedhore për 30 Qershorin. Por punonjësit e Bashkisë dhe ish-deputetë të PD-së, nuk i kanë lejuar të futen brenda dhe mbyllën dyert.

Mbështetës dhe drejtues lokalë të PD-së kërkuan lirimin e kësaj qendre votimi, në respekt të dekretit të lëshuar nga Presidenti për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Më herët, kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi i kishte dërguar letër policisë për të qenë prezente gjatë lirimit të ambienteve.

Tv Klan