Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës në seancën plenare tha se kryeministri i vendit, Edi Rama preket nga ligji i dekriminalizmit. Por akuzat e artikuluara ndaj kreut të qeverisë sollën tension dhe ndërprerje të seancës.

Të vij të artikulojë se nga Edvin u bë Edi, për shkak të dosjes spanjolle. Për shkak të akuzave të Katrovskit, në një kokë kur Katrovski akuzonte me letër për të shoqen, Dilen. Edi Rama me një racizëm të ulët, të ndyrë, antishqiptar dhe antikombëtar, paraqet veriun si pullë kriminelësh. Të vij këtu, zotëri, të vij këtu…

”, deklaroi Berisha.

Seanca rifilloi sërish me tensione dhe u ndërprere sërish me kërkesë të socialistëve/

Me rifillimin e saj kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruci kërkoi mbledhjen e Byrosë për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha.

Sipas rregullores së Kuvendit, të firmosur nga 8 deputetë, në përputhje me nenin 65 të rregullores, kërkoj në mënyrë mbledhjen urgjente e Byrosë së Kuvendit dhe për të marrë masë për ta përjashtuar deputetin Berisha 10 ditë nga seancat e Parlamentit

”, deklaroi Ruçi.

Gjatë njërës prej ndërprerjeve duke folur jashtë sallës së seancave, ish-kryeministri Berisha tha se në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste bënin pjesë 23 persona me precedentë të rëndë kriminale.

Në qoftë se ju do të merrni listat e aleancës së qelbësirave, veçanërisht listën e PS-së dhe të 1 alaeati të saj, ju aty do të gjeni jo 19 por 23. Do ta sfidoj në Parlament, do ta sfidoj para gjithë botës. Të gjej qoftë edhe një të vetëm, që nga 1991 deri sot në listat e deputetëve të PD-së, me antiçedenten vrasjen, unë dorëzoj mandatin tim

”, tha ish-kryeministri Berisha.

Seancën e kësaj së enjteje nuk u arrit miratimi i projektligjeve për shkak të mungesës së kuorumit të mjaftueshëm në sallë pas largimit të opozitës nga procesi i votimit.

TV KLAN