Derbi mes Partizanit dhe Tiranës është ndezur para se të fillojë ndeshja. Gazetari Kristi Sejatllari, raporton se pak minuta para futjes në stadium, ka pasur përplasje mes tifozëve të dy ekipeve.

Si pasojë, policia ka shoqëruar disa tifozë. Situata është vënë nën kontroll dhe tifozët po futen në stadium, për të ndjekur derbin e parë për këtë sezon.

Kujtojmë se edhe mëngjesin e kësaj të diele kishte përplasje mes tifozëve të dy ekipeve, në afërsi të stadiumit.

Partizani është klubi organizator në këtë përballje ndaj Tiranës, e cila nis në “Air Albania” në orën 18:30.

Partizani dhe Tirana vijnë në këtë përballje me vështirësi të mëdha në rezultate dhe e shohin këtë përballje si pikën e kthesës.

/tvklan.al