Barcelona mori një fitore të madhe dhe spektakolare ndaj Celta Vigos, me rezultatin 4-3, që erdhi me përmbysje.

Megjithatë, pavarësisht triumfit, te katalanasit duket se mungon entuziazmi. Disa lojtarë shfaqën hapur pakënaqësitë e tyre për zgjedhjet e bëra nga trajneri Hansi Flick.

Ansu Fati u pa tepër i irrituar pasi nuk u aktivizua asnjë minutë. Sulmuesi gjatë kohës që po ulej në stol, goditi çdo gjë që i dilte para.

E njëjta situatë edhe për mbrojtësin Hector Fort. 18-vjeçari i mërzitur me trajnerin, as nuk e përshëndeti atë në fund të sfidës.

Ferran Torres ishte autori i golit të parë, por pas zëvendësimit në pjesën e dytë, u shfaq i mërzitur, duke goditur një top në shenjë nervozizmi, ndërsa largoi edhe një anëtar të stafit që shkoi të qetësonte.

I mërzitur u shfaq edhe Fermin Lopez, i cili u zëvendësua në minutën e 59-të. Trajneri Hansi Flick tani duhet të punojë për të rikthyer qetësinë në skuadër, në një moment vendimtar të sezonit, ku do të vendosen edhe verdiktet përfundimtare.

/tvklan.al