Tensione mes dy Koreve, vritet në kufi një peshkatar


Tensione mes dy Koreve, vritet në kufi një peshkatar

09:10 25/09/2020

Një qytetar nga Koreja e Jugut është qëlluar për vdekje dhe është djegur nga ushtarët e Koresë së Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e mbrojtjes së Koresë së Jugut, e cila e ka quajtur aktin brutal.

Më tej zyrtarët e Seulit njoftuan se personi që është vrarë punonte për departamentin e peshkimit dhe u zhduk një nga anije patrullimi afër kufirit me vendin fqinj.

BBC shkruan se ushtarët e Koresë së Veriut e qëlluan atë, pastaj derdhën vaj mbi trupin e tij dhe e dogjën.

Dy Koretë prej kohësh janë në një luftë të ftohtë me njëra-tjetrën dhe për shkak të situatës së COVID-19, vendi i drejtuar nga Kim Jong Un ka vendosur patrulla të shumta në kufi. Autoritetet vrasin të gjithë ata që tentojnë të futen në territorin e tyre, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ky incident është i dyti që ndodh në një kohë të shkurtër, pasi dhe në korrik të vitit 2008 ushtarët e Koresë së Veriut qëlluan për vdekje një turist./tvklan.al





Të ngjashme