

Tensione në Egje, anija turke përplas Rojen Bregdetare greke
Mes Greqisë dhe Turqisë vazhdojnë tensionet në detin Egje. Mediat greke dhe ato turke raportojnë për një incident të ndodhur mesnatën e së hënës dhe të martës në Imia, ishull i ndarë në dy territore mes Turqisë dhe Greqisë.
Një anije e Gardës Bregdetare turke përplasi skafin e Rojes Bregdetare greke, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.
/tvklan.al
