Seanca plenare e Parlamentit e së hënës nisi me tensione. Mes ligjvënësve të PS dhe PD nuk kanë munguar përleshjet fizike fillimisht pasi deputeti demokrat Bledion Nallbati i fiku mikrofonin socialistit Vullnet Sina.

Edhe në vijim të seancës plenare deputetët e opozitës janë penguar nga Garda e Republikës ndërsa përpiqeshin që t`ju ndërprisnin fjalën kolegëve të mazhorancës.

Opozitarët kanë kërkuar që efektivët e Gardës së Republikës të largoheshin nga salla e Parlamentit.

Kryeparlamentarja  Nikolla dha në disa raste pushim që të qetësohej gjendja, por tensionet mes palëve kanë vijuar duke e detyruar atë që ta mbyllë këtë seancë ku deputetët duhej të raportonin për takimet me zgjedhësit nëpër zonat elektorale. 

Klan News