Pritet me ankth kurorëzimi i peshkopit të ri

Kisha Ortodokse Serbe konfirmoi se peshkopi i saj i ri në Malin e Zi, do të kurorëzohet këtë të diel në Cetinje, kryeqytetin e vjetër mbretëror duke zemëruar malazezët.

Ata thonë se mbajtja e ceremonisë në Cetinje është një fyerje për “luftën shekullore të Malit të Zi për sovranitet”. Organizata të ndryshme kanë bërë thirrje që kjo ceremoni të mbahet diku tjetër, por kisha ortodokse serbe pretendon se të gjithë mitropolitët e saj në historinë e Malit të Zi janë kurorëzuar në Manastirin e Cetinjes. Klerikët ortodokse serbë, janë deklaruar kundër politizimit të ceremonive tradicionale të kishës së tyre.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic dhe deputetët e partisë së tij kanë njoftuar se do të marrin pjesë në protestat që priten të zhvillohen në Cetinje, duke akuzuar Kishën Serbe se po punon për të minuar pavarësinë e Malit të Zi.

Partitë dhe organizatat qytetare u bënë thirrje organizatorëve të protestave që të qëndrojnë larg dhunës.

Zv.kryeministri Dritan Abazovic u shpreh se ka pasur propagandë në disa media të lidhura me strukturat kriminale dhe ata vazhdimisht po përpiqen të ngrenë tensionet. Sipas Abazovic këto tensione po provokohen nga ata që nuk arritën të shkaktojnë incidente kur humbën pushtetin Gushtin e kaluar ndaj shpreson se qytetarët nuk do t’i mbështesin.

Mali i Zi, i cili shpalli pavarësinë në 2006, është një shoqëri multi-etnike e ndarë midis atyre që e konsiderojnë veten malazezë, atyre që identifikohen si serbë dhe grupeve të tjera më të vogla.

Klan News