Thirrje qeverisë për të refuzuar propozimin francez, ekstremistët thirrje kundër shqiptarëve

Protesta e opozitës në Maqedoninë e Veriut degradoi në dhunë dhe të shtëna me armë zjarri e sende të forta. Protestuesit të thirrur nga partia opozitare VMRO DPMNE po kundërshtojnë të ashtuquajturin propozimin francez për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Turma lëvizte me pankartën ku shkruhej “Nëse miratoni propozimin francez do të digjeni në ferr”. Pankarta e vendosur para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u dogj nga vetë protestuesit.

Protestuesit nën moton “Ultimatum. Jo, faleminderit”, i kërkojnë qeverisë të refuzojë propozimin francez ndërsa brohoritën “Dorëheqje” dhe “Ikni tradhtarë”.

Protestuesit u nisën nga selia e qeverisë dhe kanë kaluan përmes Sheshit Skënderbe dhe ndaluan para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku kanë gjuajtur sende të forta dhe në ajër është qëlluar me armë zjarri si dhe thirrën shprehje nacionaliste kundër shqiptarëve.

Nuk dihen motivet e përleshjes, por tani situata duket se është qetësuar. Në gjithë Shkupin vërehet prani e shtuar e forcave speciale, veçanërisht para institucioneve shtetërore.

Lideri i opozitës Hristjan Mickoski, akuzoi se një person ka dashur ta vrasë. Ai publikoi fotografinë e një personi për të cilin thotë se ka dashur ta vrasë, por pamjet e kamerave të televizioneve tregojnë se personi është duke qëlluar në ajër.

Deri tani janë ndaluar 11 persona, dy prej të cilëve janë minorenë.

Para protestës, përfaqësuesit e grupeve parlamentare dolën nga një takim koordinues që zgjati tre orë pa një qëndrim të përbashkët rreth të ashtuquajturit propozim francez. Qeveria ka paraqitur konkluzionet të cilat do të duhet të shkojnë në Kuvend për miratim por nuk e zbardh përmbajtjen e propozimit, me arsyetimin që të mbrohet procesi.

Klan News