Qindra aktivistë të së majtës në Shtutgart tentuan të bllokojnë zhvillimin e konferencës së partisë së ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, e cila ka kërkuar mbylljen e xhamive të paligjshme  dhe ndalimin e shamisë.

Protestuesit u përleshën me policinë, e cila arrestoi disa prej tyre. Për të mbikëqyrur protestën autoritetet gjermane angazhuan rreth 1 mijë forca policie.

Ekstremistët e djathtë të AFD-së nuk e kanë fshehur qasjen e tyre anti-islamike, ashtu si dhe edhe politikanë të tjerë në vend. Volker Kauder, një politikan me peshë në partinë e kancelares gjermane Angela Merkel CDU, tha se të gjitha xhamitë në vend duhet të kontrollohen nga shteti, duke pasur parasysh rreziqet që vijnë nga ekstremizmi.

Një deklaratë e tillë ngjalli mjaft polemika. Gazeta gjermane “Die Welt” e ka cilësuar qëndrimin e politikanit gjerman si jorealist dhe të kotë./TV KLAN