Qindra protestues në Kaliforninë e Jugut bllokuan trafikun jashtë amfiteatrit ku kandidati republikan për president, Donald Trump, po mbante fjalim. Të paktën 20 persona u arrestuan pas përleshjeve me policinë dhe me mbështetësit e miliarderit amerikan, ndërsa turma sulmoi automjetet e forcave të rendit duke i shkatërruar dhe thyer xhamat.

Shumë prej protestueve të dalë në rrugët e qytetit, ishin me origjinë hispanike. Ata mbanin në duar flamurin meksikan dhe thërrisnin kundër kandidatit republikan. Më herët Donald Trump u zotua se nëse do të zgjidhet president, do të deportojë miliona emigrantë ilegalë që ndodhen në SHBA.

Kalifornia e Jugut është etapa më e rëndësishme për kandidatët republikanë në garën e mbetur për Shtëpinë e Bardhë. Shteti ku latino – amerikanët përbëjnë një pjesë të mirë të popullsisë, do të mbajë zgjdhjet më 7 Qershor.

Tv Klan