Pas Francës, edhe Gjermania del në krah të Greqisë në lidhje me krizën në Mesdheun Lindor. Në konferencën e verës me gazetarët, Kancelarja Angela Merkel u ndal edhe tek tensionet mes Athinës dhe Ankarasë ku u bëri thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian që të mbështesin Greqinë.

“Vendet e Bashkimit Europian duhet të mbrojnë të drejtat e një shteti tjetër anëtar. Ne duhet t’i marrim seriozisht ato që na thotë Greqia dhe të gjithë anëtarët e BE duhet ta përkrahin Athinën. Gjermania nuk dëshiron që në zonë të shtohet tensioni dhe unë përpiqem maksimalisht për këtë. Kam bindjen se dy vendet mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e dy shteteve. Edhe sot pata një telefonatë me Presidentin Erdogan me të cilin kam marrëdhënie të mirë”.

Ky qëndrim i Gjermanisë vjen pas vizitës që zhvilloi në Athinë dhe Ankara ministri i Hashtëm Heiko Mass, ndërsa edhe më herët ishte Berlini zyrtar që qetësoi situatën në zonë. Me ndërhyrjen e Kancelares Merkel u arrit pakti që Turqia të ndërpriste kërkimet për naftë dhe gaz në det pranë ishujve por pasi Greqia nënshkroi marrëveshjen për kufirin me Egjiptin, kjo nuk i pëlqeu Ankarasë dhe Presidenti Erdogan urdhëroi që anija Oruç Reis të riniste kërkimet.

Pala turke e ka zgatur aksionin deri në datën 1 Shtator ndërsa ky nuk është afati i fundit që është vendosur nga autoritetet, pasi Turqia shpreson për një lajm të mirë në Mesdhe, si në Detin e Zi ku u zbulua rezerva me 320 miliardë m3 gaz natyror.

Klan Plus