Presidentja Ursula von der Layen: Të gjitha problemet e tregtisë vijnë nga Brexit

Tensionet e Bashkimit Evropian me ish-anëtaren e bllokut, Britaninë e Madhe, rrjedhin nga vetë Brexit, ka thënë së fundmi Presidentja e Komisionit Evropian.

Pas një samiti të 27 kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel, Ursula Von der Layen u shpreh se vendet kanë ranë dakord se nuk mund të ketë alternativë tjetër përveçse  një zbatim të  plotë dhe korrekt të protokollit të Irlandës së Veriut.

“Nëse shohim problemet sot, nuk duhet të harrojmë se ato nuk vijnë nga protokolli, por vijnë nga Brexit, kjo është arsyeja pse problemet janë atje”, tha von der Leyen.

Ajo ka përsëritur ofertën e saj për të gjetur “zgjidhje praktike” për çështjet destabilizuese të politikës në rajon. Zyrtarët në Londër dhe Bruksel po vazhdojnë diskutimet se si mund të gjejnë zgjidhje për kontrollet dhe dokumentet që pengojnë rrjedhën e qetë të tregtisë në portet në Irlandën e Veriut.

Në komentet e saj pas këtij diskutimi, Presidentja e Komisionit Evropian u përpoq të shfaqte siguri tek  kryeqytetet e BE-së, të shqetësuara për mallrat që kalonin në tregun e vetëm dhe që nuk plotësojnë standardet e Brukselit dhe atë të autoriteteve britanike.

Klan News