Presidenti i SHBA, Donald Trump ka paralajmëruar për një sulm të madh në Iran, nëse ky i fundit do të bëjë realitet kërcënimet për sulm ndaj Amerikës.

Trump i është drejtuar Iranit përmes një deklarate të fortë, ku thekson se janë vënë në shënjestër 52 site më rëndësi të madhe për Iranin, të cilat do të sulmohen me lëvizjen e parë kundër tyre.

Kërcënimet dhe tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit kanë arritur në pikën e vlimit fill pas vrasjes përmes një sulmi më dron në aeroportin e Bagdadit, të gjeneralit Qassem Soleimani, personi i dytë më i fuqishëm i Irani,  të cilin Trump e quajti “udhëheqësin terrorist”.

Në përgjigje të deklaratës së fundit të bërë nga një komandant i lartë brenda Korpusit elitar të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i cili tha se Irani kishte identifikuar 35 objektiva jetik të SHBA dhe Izraelit në rajon të cilët do t’i sulmonte, Trump nuk nguroi të jetë i prerë në qëndrim duke thënë se do të sulmojë rëndë.

“Nëse Irani godet ndonjë amerikan, ose pasuritë amerikane, ne kemi në shënjestër 52 site iraniane ( numër që përfaqëson 52 pengje amerikanë të marra peng nga Irani shumë vite më parë), disa në një nivel shumë të rëndësishëm për Iranin dhe kulturën iraniane, do t’i godasim shumë shpejt dhe fuqishëm”.

Trump nuk specifikoi se cilat site ka vendosur Pentagon në listën, duke thënë vetëm se disa nga objektivat janë “në një rëndësi shumë të madhe”, shkruan “RT”.

Lëvizja e administratës së Trump për të vrarë Soleimani ka ngjallur reagime të përziera në SHBA. Ligjvënësit demokratë, si dhe kolegët e tyre republikanë, nuk ishin në dijeni të operacionit, ndërsa e akuzojnë kreun e Shtëpisë së Bardhë për drejtimin e SHBA në një luftë të mundshme gjithëpërfshirëse me Iranin. /tvklan.al