Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot për konflikitin që po ndodh në Gaza mes Izraelit dhe Palestinës.

Në një deklaratë, MEPJ shprehet e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe për sulmet me raketa që po bëhen mbi Izrael.

Shqipëria u bashkohet thirrjeve për rikthimin e paqes dhe që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe në Gaza. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë.

https://twitter.com/albaniandiplo/status/1392029260643291136?s=24

Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget“, është kjo deklarata e ministrisë./tvklan.al