Tensionet nga mitingu i Partisë Demokratike në Vlorë, por edhe në gjithë Shqipërinë kanë qenë më të mëdha. Dhe zgjedhja më e mirë për të analizuar këtë fenomen në “Opinion” ishte prania e një politikani, i cili ka edhe një rol si analist në shtypin e përditshëm, ndaj edhe Blendi Fevziu kishte ftuar Preç Zogajn.

“Unë jam përpjekur të analizoj ngjarjet në një këndvështrim tjetër dhe shikoj që ka koherencë në gjykimet që mund të jap. Duke parë këtë ngjarje mbi interesat vetjake të partive të ndryshme, mendoj se ishte një ngjarje që ka vlerë në historinë e viteve të fundit sepse Shqipëria u bashkua me pluralizmin. Vajtja në Vlorë e liderit të PD e plotëson PD dhe i jep një përmasë tjetër kësaj ngjarje. Politika ka për detyrë të mbrojë të vërtetën edhe për ata që nuk ishin aty. Është e rëndësishme që në politikë të mbahet parasysh e vërteta e palës tjetër, kjo gjë mendoj do ta ndihmonte politikën që disa nga veprimet e saj të mos shndërroheshin në bumerang”, tha Zogaj./tvklan.al