Trupat serbe nuk kanë hyrë në Kosovë deri më tani në respektim të marrëveshjes së Kumanovës dhe të gjitha marrëveshjeve pasuese dhe Serbia nuk do ta bëjë një gjë të tillë pasi dëshiron që gjithçka të zgjidhet në mënyrë paqësore. Megjithatë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, paralajmëron NATO-n se në rast konflikti, nga kjo e fundit do presë vetëm 24 orë, e më pas vendi i tij të ta marrë vetë situatën në dorë.

Në do ju presim vetëm 24 orë për të reaguar si NATO, në rast konflikti. Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë atë që ndodhi në 1995 apo 2004”, tha Vuçiç në një intervistë për TV Pink.

Tensionet kanë qenë të larta në veri të Kosovës gjatë ditëve të fundit, për shkak të vendimit të qeverisë kosovare për të vendosur reciprocitetin e targave të automjeteve nga Serbia./tvklan.al