“Policia të respektojë të drejtën për protestë”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me përplasjen e artistëve të Teatrit Kombëtar me forcat e rendit.

Në një postim në rrjetet sociale Meta shkruan se rrethimi me policë i Teatrit dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

Ai i bën thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit siç e quan Presidenti vendimin e qeverise për ndërtimin e godinës së re të Teatrit mbi godinën ekzistuese.

Presidenti e quan turp ç’ka po ndodh që sipas tij as sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90.

Tv Klan