Tensionet, Vuçiç anulon vizitën në Mal të Zi

Tensionet, Vuçiç anulon vizitën në Mal të Zi

19:49 04/01/2020

“Kërkojnë të ulin numrin e serbëve deri në asgjësim”

Tifozët e Crvena Zvezdës ishin mbledhur për të parë një ndeshje basketbolli. Por, pas saj ata u nisën në drejtim të Beogradit të vjetër tek ambasada e Malit të Zi në protestë kundër ligjit për liritë fetare.

Fillimisht zyrtarët serbë u treguan të qetë përkundër incidenteve që ndodhën javët e fundit. Por, tensionet spontane u kthyen në konflikte shtetërore dhe akuzat mes burrështetasve nuk vonuan shumë.

Këtu tifozët Presidentin malazez e quajnë shqiptar dhe mundohen të djegin simbolet e tyre.

Këto ngjarje bën të shkëmbeheshin nota diplomatike dhe iritime. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, vendosi të takojë për herë të dytë Patriarkun Irinej të Kishës Ortodokse Serbe. Ai tha se Mali i Zi dëshiron të zvogëlojë numrin e serbëve në përqindje në këtë shtet. Vuçiç donte të shkonte për Krishtlindjet më 6 Janar në vizitë fetare. Por, këtë nuk do ta bëjë.

“Serbia është duke u sulmuar në stilin e vjetër. Një peticion është nisur kundër nesh nga regjimi malazez pasi këtë nuk e ka bërë Shën Pjetri, që të firmosen apele kundër pushtetit në Beograd. Si nuk iu vjen turp, gënjështarë! Ne nuk kemi organizuar asgjë dhe vetëm kemi parë se çfarë po i ndodh popullit serb”.

Politika serbe dhe malazeze janë ndarë prej dekadash, pavarësisht se konsiderohen vëllezër dhe me origjinë të përbashkët.

Dushan Janjiç, i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, thotë se nuk ka rrezik për konflikt, por ka inate.

“Nëse flasim për serbët dhe malazezët, më të këqijat janë dallimet e vogla. Nëse e shohim origjinën, shumica e malzezëve janë serbë etnik, por etnia nuk është njësoj si kombi dhe këtë njerëzit nuk e kuptojnë”. 

Serbia dhe Mali i Zi kanë patur historikisht konflikte politike. Nga Podgorica është besuar se po i kontestohet shtetësia, kurse në Serbi tradhëti shumë veprime të këtij shteti, sidomos me Kosovën dhe Kroacinë.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi