Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, anulon vizitën e parashikuar në shtator në Athinë. Mediat greke shkruajnë se shefi i diplomacisë ruse nuk e sheh më të përshtatshme periudhën e parashikuar më herët për këtë vizitë, ndaj dhe ka vendosur ta shtyjë.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë arsyetim si nga Moska ashtu edhe nga Athina. Por mendohet se shkak janë tensionet e ditëve të fundit mes dy vendeve, pas vendimit të qeverisë greke për dëbimin e 2 diplomatëve rusë dhe ndalimin e hyrjes për 2 të tjerë.

U zbulua se ata po përpiqeshin të prishnin marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit, që i hap rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Për këtë ishin përpjekur të korruptonin deputetë grekë, të ushtronin influencë tek kleri ortodoks dhe media vendase. Edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev foli për tentativa destabilizimi të Maqedonisë nga biznesmenë grekë të lidhur me rusët.

Por ministria e jashtme ruse mohoi akuzat, duke u shprehur se Greqia u detyrua të dëbonte diplomatët pas asnjë fakt, por për shkak të presionit perëndimor. Moska paralajmëroi masa reciproke ndaj Athinës.

Tv Klan