Serbia dhe Mali i Zi janë përfshirë në polemika të ashpra në lidhje me votën pro të deklaruar nga Podgorica për rezolutën për genocidin në Srebrenicë e cila votohet të enjten nga OKB-ja.

Ministri i Punëve të Jashtme, Filip Ivanoviç, tha se Mali i Zi me qëndrimin e tij ndaj Rezolutës nuk dëshiron t’i prishë marrëdhëniet me fqinjët, por të veprojë si pajtues.

Ai ka shprehur keqardhje për qëndrimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me amendamentet e Qeverisë malazeze që sipas tij janë të papërshtatshme.

“Është për të ardhur keq që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i drejtohet dhe flet për Malin e Zi me fjalë të papërshtatshme dhe formulime që nuk mund të mirëpriten nga vendi ynë. Edhe kur të kalojë 23 maji, Mali i Zi dhe Serbia do të jenë pranë njëri-tjetrit, do t’i shohin disa gjëra ndryshe, por do të ketë shumë çështje dhe tema që i bashkojnë dhe për të cilat duhet të punojmë së bashku. “Mali i Zi nuk dëshiron të prishë marrëdhëniet me asnjë nga fqinjët e tij.”

Vuçiç i ka konsideruar lëvizjet e qeverisë në Podgoricë si një lojë të neveritshme.

Qeveria e Malit të Zi paraprakisht i ka dorëzuar OKB-së disa amendamente për draft Rezolutën e cila shpall 11 Korrikun si ditë përkujtimore për te gjitha shtetet anëtare.

Vuçiç e konsideron rezolutë një deklaratë politike që dëshiron të dënojë kombin serb edhe pse malazezet ja dolën që të hiqnin nga teksti përgjegjësinë kolektive për masakrën e korrikut të vitit 1995 në vrasjen 8,372 boshnjakëve.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradit zyrtar dhe autoriteteve të Republika Srpska mohojnë se është kryer genocid në Srebrenicë dhe po lobojnë që rezoluta të mos miratohet.

Klan News