Ministri i Brendshëm njofton se autoritetet kanë avancuar në identifikimin e autorëve

Për ngjarjen e të shtunës në mbrëmje në fshatin Prush, reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla, thotë se policia dhe prokuroria kanë avancuar drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Kreu i ministrisë së Brendshme shkruan gjithashtu se policia ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar këtë grabitje, ndërsa ka arrestuar edhe një tjetër person i përfshirë në një tjetër rast grabitje në kryeqytet.

Më tej Balla thekson se Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit, ndërsa elementë të caktuar tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre kriminale kundër pronës dhe personit.

Klan News