Tentativa për rrëmbimin e një vajze ka përfunduar me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur këtë të premte në një familje siriane në Gaziantep, në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.

Sipas raportimeve të agjencisë “IHA”, në zënkën mes familjes së vajzës dhe një të riu sirian, ka mbetur e vdekur 15-vjeçarja Hanen Elalevi dhe janë plagosur 3 persona të tjerë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë dhe ambulancat, të cilat dërguan në spital tre të plagosurit. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al