Tentativa për të parkuar shkon keq, shoferja përfundon në trotuar dhe përplas këmbësorin…

Foto ilustruese



Tentativa për të parkuar shkon keq, shoferja përfundon në trotuar dhe përplas këmbësorin…

12:06 16/06/2021

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 9, Korçë, pranë ish-Valutës, shtetasja Xh. A., 31 vjeçe, banuese në Korçë, gjatë kryerjes së manovrave për parkim, ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” të cilin drejtonte dhe për pasojë, ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar kalimtarin J. P., 47 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë.

Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit./tvklan.al





Të ngjashme