Një person është arrestuar nga policia e Tropojës, pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 24-vjeçar.

Në pranga ka rënë Fatlind Vidrica, 23 vjeç, banues në fshatin Bujan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” fshati Bujan,  duke udhëtuar se bashku me shtetasin A.B, në mjetin  e këtij të fundit,  për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë duke e goditur me thikë në krah dhe dorë.

I dëmtuari shtetasi A.B., 24 vjeç, banues në fshatin Dojan, ndodhet në spitalin e Gjakovës,  jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë),  që  dyshohet se është përdorur nga autori.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë,  për veprime të mëtejshme,  për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 78 e 22 i Kodit Penal.

/tvklan.al