Është tentuar mëngjesin e sotëm grabitja e një banke e nivelit të dytë në qytetin e Librazhdit.  Por policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka vënë në pranga autorit.

Ai kishte arritur të thyente xhamin e dritares së bankës dhe të hynte në ambientet e brendshme. Në këtë kohë ka mbërritur dhe patrulla e policisë, e cila bëri rrethimin e godinës dhe arrestimin e tij të menjëhershëm.

Paraprakisht thuhet se autori është një ish komando që ka qenë në Irak. /ABC News Albania 24/7