Një pikë valutore në Gjirokastër ka rënë pre e një tentative për grabitje. Policia në një njoftim bën të ditur se një person i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjektit, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit,” njofton policia.
/tvklan.al