shtylle-tensioniPolicia e Krujës zbuloi një tjetër tentativë për të hedhur në erë një shtyllë të tensionit të lartë, në fshatin Halil.

Në këmbët e shtyllës u gjetën 2 kilogram tritol të lidhura me fitil, të ndara në dy pjesë në një lartësi prej 3 metrash.

Eksplozivi ishte gati për t’u hedhur në erë.

8 ditë më parë, në të njëjtin fshat policia parandaloi një tjetër tentativë të ngjashme.

Tv Klan