statuja-ZogutDisa persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të heqin shtatoren e Mbretit Zog pikërisht në ditën e 7 prillit, që përkon me një nga ngjarjet më fatkeqe në historinë e Shqipërisë, pushtimin nga Italia fashiste.

E vetmja që është parë në bulevardin “Zogu i parë” ka qënë një oficere e policie që është munduar të heqë  litarët me të cilët ishte menduar të rrëzohej shtatorja.

Ngjarja është dënuar nga opozita, e cila përmes kreut të grupit parlamentar, Edi Paloka e cilësoi atë të turpshme duke bërë përgjgjegjës kryeministrin Rama.

“Ajo që ka ndodhur me monumentin e mbretit Zog është një ngarje e turpshme e nxituar nga ato që kërkon të hakmerreshin edhe nga kryeministri që mban foton e Enverit. Monumentit të Zogut i kanë hedhur litarin pasi kanë dashur ta rrëzojnë dhe ta zëvendësojnë me diktatorin”, u shpreh Paloka në fjalën e tij.