Tre persona janë arrestuar në Fier pas një tentative për vrasje të ndodhur në fshatin Kreshpan. 35-vjeçari me iniciale E.M., pas një konflikti që pati me qytetarin me iniciale A.Y. 32 vjeç, tentoi ta vriste me armë.

Sipas policisë, ka qenë vetë qytetari me iniciale A.Y. që telefonoi uniformat blu dhe kërkoi ndihmë.

35-vjeçari u arrestua pas veprimeve hetimore të policisë, së bashku me dy persona të tjerë të afërm të tij F.M. 69 vjeç dhe Z.M. 47 vjeç. Këta të fundit, thotë policia, e kishin ndihmuar 35-vjeçarin që të fshihte armën me të cilën kishte tentuar të vriste 32-vjeçarin. Sipas policisë, sherri kishte ndodhur për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e krimit pistoletë me mulli dhe 80 fishekë. Materialet i kaluan së Fierit për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzim krimi, i kryer në bashkëpunim”. /tvklan.al