Mbesa e Mirgenës ka 25 vite që nuk është në gjirin e familjes prej momentit kur nëna e saj, e cila e braktisi të sapolindur. Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikën e emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Mirgena rrëfen se si kanë vite të tëra që e kërkojnë vajzën, por nuk gjejnë asnjë gjurmë të saj që prej momentit kur e ëma u rikthye në derën e familjes së Mirgenës për ta braktisur vajzën për një herë të dytë.

Ardit Gjebrea: Si përfundim e mori?

Mirgena: Mamaja ime i thotë: Të mbledhim rrobat dhe do të ta sjell, vëllai ishte në Greqi. Pas 4-5 ditëve, mamaja i mbledh rrobat dhe e shpie. Unë nuk desha se e kisha si fëmijën tim, nuk e largoja dot. I them mamasë kur kthehet, isha e mërzitur: Pse e shpure? “Po ja nuk e mbanim dot se është e ëma dhe puna e celebrimit”, thotë mamaja.

Ardit Gjebrea:  Sa vjeç është sot vajza?

Mirgena: 26.

 Ardit Gjebrea: Pra ti ke 25 vite që të rri kjo gjë dhe ke thirrur vëllain…

Mirgena:  Po, kam thirrur vëllain tim, Gencin që t’i them, se ai i ka humbur shpresat, e ka kërkuar edhe ai, siç e kam kërkuar edhe unë.

Ardit Gjebrea:  Ndërkohë ju nuk keni marrë asnjë lajm për atë vajzë? Çfarë ka ndodhur me të, ku është rritur, ku ka shkuar? Çfarë informacioni keni?

Mirgena: Vëllai im e ka kërkuar shumë. E kemi kërkuar në Elbasan se atje na thanë që e kishin çuar në Shtëpinë e Fëmijës.

Këtu Mirgena rrëfen një episod rrënqethës. Kur Mirgena dhe nëna e saj ndodheshin te gjyshja ndërsa vëllai me të atin në Greqi, ish-nusja vjen për t’iu lënë vajzën pasi e ëma e saj donte ta linte në Shtëpinë e Fëmijës. Por ajo nuk gjeti askënd në shtëpinë e Mirgenës.

Mirgena: E sjell dhe e lë në një cep të fshatit , atje afër shtëpisë.

Ardit Gjebrea: Ku e lë?

Mirgena: Në një cep. “Do ta lëmë këtu” tha. Deshën ta linin atje dhe të ikte./tvklan.al