Një 28-vjeçar është arrestuar në Itali teksa ishte duke qëndruar në një hotel. Shqiptari prej kohësh ishte nën hetim dhe policia vendosi që arrestimin e tij ta bënte gjatë natës së mbrëmshme teksa ai ishte në një hotel.

Kur efektivët ndërhynë për arrestimin e tij, 28-vjeçari tentoi të arratisej nga ballkoni i dhomës, por nuk shpëtoi dot. Mediat në Itali bëjnë me dije se shqiptari është identifikuar me inicialet L.A..

Analizimi i gjurmëve të gishtave zbuluan se shqiptari kishte disa çështje të pambyllura me drejtësinë italiane. Si fillim ai ishte arrestuar pak vite më parë dhe ishte dëbuar nga Itali dhe nuk lejohej që të shkelte në territor për 10 vite.

Por ai kishte hyrë ilegalisht dhe ishte arrestuar. Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi, por sërish ishte arratisur. Pas arrestimit të fundit L.A. tashmë do të duhet të qëndrojë në burgun via Burla./tvklan.al