Tentoi të digjte dy fqinjët, arrestohet 38-vjeçari i dehur

Foto ilustruese


Tentoi të digjte dy fqinjët, arrestohet 38-vjeçari i dehur

15:17 14/01/2021

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçar. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se 38-vjeçari është arrestuar në flagrancë pasi ai në gjende të dehur ka tentuar të djeg dy fqinjët e tij.

 “Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ç.Z dyshohet  nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Po ashtu bëhet me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe i arrestuari është marrë në pyetje./tvklan.al






Të ngjashme